Vdes edhe një tjetër punëtor i KEK-ut

Edhe një punëtor tjetër në Korporatën Enrgjetike të Kosovës ka vdekur të enjten.

Bëhet fjalë për punëtorin Arbenit Ahmetin, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit, ai ka pësuar një aksident të rëndë gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove “6 kV”, ku edhe ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

“Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra”, thuhet ndër të tjera.

Bëhet e ditur se organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe hetuar rrethanat e aksidentit.

Kujtojmë se të dielën edhe një punëtor tjetër vdiq pas një aksidenti në vendin e punës. /Zëri