Molliqaj: Abdixhiku e ka marrë peng LDK-në në shërbim të Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar mënyrën sesi Lumir Abdixhiku po e udhëheq Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Molliqajt, Abdixhiku, së bashku me një rreth të ngushtë politik, e ka vënë LDK-në në funksion të interesave që, sipas tij, favorizojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani.

“Këta po ia mundësojnë zgjedhjen potenciale të presidentit Qeverisë jashtë afatit kushtetues. LDK-ja është për grupe të vogla të interesit dhe në shërbim të madh të Kurtit”, ka deklaruar Molliqaj.

Ai ka shtuar se, nën drejtimin e Abdixhikut, LDK-ja është shndërruar në një subjekt që, sipas tij, po i shërben politikisht Kurtit.