Sot, temperaturat deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, vranësira të pakta priten kryesisht rreth zonave malore.

Siç bën të ditur IHMK-ja, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e 13 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 27 e 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: