Roberto Carlos pas pranimit të Islamit: Pata një aksident shumë të rëndë, predikuesi Xhihad Hamada ishte shkaku kryesor i hyrjes sime në Islam
Roberto Carlos ka folur pranimit në Islam, kur zbuloi arsyen krysore përse u konvertua në fenë myslimane.
Sipas tij, Carlos kishte përjetuar një aksident shumë të rëndë, ku më pas në spital e kishte vizituar predikuesi Xhihad Hamada dhe ishte shkaku kryesor që ai u konvertuar në Islam.
“Për pak sa nuk humba jetën pas një aksidenti shumë të rëndë. U befasova kur predikuesi Xhihad Hamada më vizitoi në spital. Ai u bë miku im dhe ishte shkaku kryesor i hyrjes sime në Islam.
Ai më foli për Islamin dhe për faktin se ekziston një Krijues i këtij universi. Mbaja kontakte të vazhdueshme me të dhe kisha shumë pyetje rreth kësaj feje.
Ai arriti të më bindte dhe tani jam mysliman.
Mund ta imagjinoni se predikuesi Xhihad Hamada ka qenë shkak për pranimin e Islamit nga mijëra, madje miliona njerëz në Brazil, Portugali dhe shumë vende të tjera. Allahu e shpërbleftë dhe ia bëftë këtë vepër në peshoren e veprave të mira!
O Allah, jepi fuqi dhe nder Islamit dhe myslimanëve në çdo kohë dhe në çdo vend”, u shpreh ai. /Zëri