Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, një i lënduar
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani”.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin.
Pllana tha se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
“Personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.