Policia në Kaçanik ndalon një person dhe konfiskon armë zjarri

Zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor në Kaçanik kanë ndaluar një person, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:10, kur policia, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, ka vërejtur një person duke qëndruar në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.

Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, tek personi me inicialet B.G., 45 vjeç, policia ka gjetur një pistoletë dhe një karikator me 12 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt.