Basha, inspektoi punimet në rrugën rajonale Rakosh–Cërkolez [video]

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, inspektoi punimet në rrugën rajonale Rakosh–Cërkolez.

"Punimet në këtë segment janë përballur me pengesa për shkak të zhvendosjes së infrastrukturës së KEDS-it. Pas adresimit të një pjese të këtyre çështjeve, operatori ka filluar vendosjen e shtresës së zhavorrit, për të vazhduar më pas me asfaltimin e rrugës.Realizimi i trotuareve kërkon ende kohë, deri në zgjidhjen e plotë të çështjeve që lidhen me infrastrukturën e KEDS-it", njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Ministria po i përcjell nga afër punimet dhe po angazhohet që pengesat të zgjidhen sa më shpejt, në mënyrë që projekti të vazhdojë drejt përfundimit.