Aksident te Ministria e Arsimit në Prishtinë, goditet një motorist
Një aksident trafiku ka ndodhur pranë Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, ku sipas informacioneve fillestare, dyshohet se është goditur një motorist.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Zeri.info se rreth orës 12:30 është pranuar informata për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rastin po e heton Trafiku i Kryeqytetit”, tha Pllana. /Zëri