Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve

Një person është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve. Kjo u bë e ditur përmes një postimi të Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve.

Sipas njoftimit të Fondacionit, personi i shpallur fajtor është dënuar me 300 euro.

“Në një aktgjykim të fundit, Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor I.K. për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve dhe e ka dënuar me gjobë prej 300 euro. Rasti është iniciuar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga organizata jonë”, shkruhet në postim.

Tutje, nga kjo organizatë shprehen të zhgënjyer se rastet e luftimit të qenve po dënohen vetëm me gjobë.

“Ndonëse mbetemi të zhgënjyer që deri më tani, rastet e luftimit të qenve kanë rezultuar vetëm me dënime me gjobë, e vlerësojmë faktin që gjykata e ka njohur veprën e shkaktuar dhe ka konstatuar fajësinë e të pandehurit”, thuhet ne postim.