33 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 24 orëve, tetë ende aktive
33 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa tetë prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe pesë të tjera janë nën monitorim.
Për përballimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse, shkruan Euronewsal.
Në terren janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, me efektivë, helikopterë dhe avionë Air Tractor.
Ndërhyrjet më të mëdha po zhvillohen në Malin e Dajtit, Gurë-Lurë të Dibrës dhe në Lufaj të Mirditës, ku ekipet po përdorin korridore ndarëse për të izoluar përhapjen e flakëve.