Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës hyjnë në sallën e Kuvendit

Ashtu siç kanë paralajmëruar, Grupi Parlamentar i PDK-së dhe Aleancës kanë shkuar në orën 11:00 në sallën e Kuvendit.

Fillimisht në orën 08:00 deputetët e PDK-së kanë “barrikaduar” hyrjen e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, për çka tani ndodhen edhe në sallën e Kuvendit, transmeton Zeri.info.

Tashmë në sallën e Kuvendit po flet kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.