Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara mëngjesin e sotëm, pritjet më të gjata për automjetet janë në pikën kufitare në Merdar, ku koha e pritjes për dalje nga Kosova shkon deri në 50-60 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 500 metra, raporton IndeksOnline.

Pritje të konsiderueshme ka edhe në Jarinjë, ku për dalje nga Kosova pritet 30-40 minuta, ndërsa kolona është rreth 400 metra.

Te Dheu i Bardhë pritjet për dalje janë 10-20 minuta, me kolonë prej rreth 100 metrash.

Kurse në pikën kufitare Vërmicë për dalje nga Kosova pritjet janë rreth pesë minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 60 metra.

Në pikat e tjera kufitare pritjet janë kryesisht të shkurtra.