Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale për derivatet e naftës për ditën e sotme, 14 gusht.

Sipas MINTI-t, çmimi maksimal i naftës është 1.73 euro për litër, i benzinës 1.50 euro, ndërsa i gazit 0.61 euro për litër.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00. /Zëri