Hoxhaj para Qeverisë: PDK-ja nuk zmbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator!
Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar respektimin e rendit kushtetues dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Një ditë më parë deputetët e PDK-së i kishin bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që seancën ta thërrasë sot në orën 11:00.
Nga oborri i Qeverisë, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka publikuar një video, përmes së cilës ka bërë të ditur se partia e tij do ta vazhdojë aksionin.
“PDK nuk zbrapset. Liroje zyrën o deputet uzurpator”, shkroi Hoxhaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit.