Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita, vendosim me mbetë në opozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti heqë dorë nga çdo kërkesë në institucione.

“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita,heqim dorë nga pjesëmarrja në qeveri dhe me e rëndësishmja nga postimi i presidentit”, tha ai në konferncë për media.

Abdixhiku tha se këtë veprim e kanë marrë pasi sipas tij, LVV nuk po e dëshiron si partnere.

Por, ai ka thënë se nuk do të qëndrojnë as si dekor

Abdixhiku ka thënë se janë të gatshëm të bisedojnë për çështjen e presidentit.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjetjen e një presidentit që mbron interesat e republikës”, u shpreh kryetari i LDK-së.