Gërvalla: Nuk zmbrapsemi, nuk dorëzohemi, nuk ndalemi
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke theksuar vendosmërinë për të mos bërë kompromis me vullnetin e qytetarëve dhe interesin e Republikës.
“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi. Nuk bëjmë kompromis me vullnetin e qytetarëve dhe me interesin e Republikës”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka shtuar se përgjegjësia ndaj qytetarëve është një parim që, sipas saj, nuk mund të negociohet.
“Përgjegjësia ndaj qytetarit nuk negociohet”, ka përfunduar Gërvalla.