Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, kërkojnë të mbahet seanca konstituive

Grupi Parlamentar i PDK-së, pak para orës 11:00, ka shkuar në Kuvend, ashtu siç ka paralajmëruar.

Ata po kërkojnë nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, të thirret seanca dhe të vazhdohet konstituimi i Kuvendit, transmeton Zeri.info.

“Ne jemi këtu, në Kuvend. Lërini instalacionet në hollin e Kuvendit, sepse nuk mundeni ta mbuloni tradhtinë që po ia bëni këtij shteti. Dyert janë të mbyllura, gazetarët nuk po lejohen të hyjnë brenda. Këta i kanë okupuar të gjitha institucionet. Ka mbetur vetëm logon e Republikës ta zëvendësojnë me logon e LVV-së. Por ne nuk do ta lejojmë”, shkroi deputeti i PDK-së Artan Behrami, i cili publikoi foto nga ambientet e Kuvendit. /Zëri