SHBA-ja reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit
Përveç Bashkimit Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.
Nga DASH-i për Rel-in kanë thënë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.