Gjendet pa shenja jete një person në një rrugë në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 05:15, kur ekipet e emergjencës i kanë dhënë ndihmë mjekësore viktimës, mashkull kosovar, i cili ishte gjetur i shtrirë në rrugë.
Mjeku ka konstatuar se viktima kishte vdekur, transmeton Zeri.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejshme. /Zëri