DokuFest 25, kinemaja mbi Lumbardh tërheq artdashësit në Prizren
Këtë vit, edicioni i 25-të i Festivalit të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër DokuFest, po vazhdon të mirëpresë dashamirësit e kinemasë në Prizren nga 7 deri më 15 gusht.
Në kuadër të festivalit, në kinematë në pika të ndryshme të Prizrenit, një numër i madh filmash i ofrohen publikut artdashës. Një nga vendet më tërheqëse të festivalit është kinemaja e hapur e ndërtuar me platforma druri mbi lumin Lumbardhi.
Dashamirësit e dokumentarëve kanë mundësinë t’i shikojnë filmat e shfaqur në ekranin gjigant mbi lumë, të shtrirë mbi jastëkë në formë dardhe.
Festivali, përveç shfaqjeve filmike, krijon edhe një atmosferë kulture dhe arti në Prizren përmes aktiviteteve të ndryshme.