RTK: Pas 27 vjetësh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit
Pas 27 vjetësh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Sipas burimeve të televizionit publik, nga sot Policia e Kosovës ka filluar të marrë përgjegjësinë për sigurimin e urës, e cila për vite me radhë ka qenë nën përgjegjësinë e misioneve ndërkombëtare të sigurisë.
Ky zhvillim shënon një tjetër hap në procesin e kalimit të përgjegjësive të sigurisë tek institucionet e Kosovës.
"Zëri" ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për të marrë një përgjigje në lidhje me raportimet, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.
Ura mbi lumin Ibër ka qenë për vite një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Mitrovicë dhe simbol i ndarjes së qytetit.