Nëntë nga dhjetë zjarret në Francë nga njeriu, vjen paralajmërimi për veprime të pakujdesshme nga qytetarët

Nëntë nga dhjetë zjarret në Francë, pergjate kesaj vere kane ardhur si pasoje e aktivitetit njerezor.

Këto janë të dhënat që japin autoritetet Franceze, të cilat këtë verë janë përballur me zjarre që kane  sjellë deme në një shkallë të paprecedentë që nga lufta e dytë botërore. Më shumë se 300 mijë hektarë janë djegur, ndërsa flakët kanë dëmtuar pyje, banesa, biznese dhe zona turistike.

Pavarësisht shifrave që thonë se në raport statistikor 9 nga 10 zjarre janë shkaktuar nga aktiviteti I njeriut, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Autoritetet franceze kanë deklaruar se në shumicën e rasteve bëhet fjalë për pakujdesi, një bisht cigareje I hedhur në tokë, një zgarë në pyll, shkëndija gjatë punimeve elektrike apo qoftë edhe një paisje elektrike me defekte.

Problemi më I madh qëndron se kushtet atmosferike e bëjnë shumë më të lehtë që një shkëndij e vogël të kthehet në një zjarr të madh.

Metereologet dhe ekipet zjarrfikese kane shpejguar se Temperaturat e larta, thatësira, lagështira e ulët dhe era janë faktorët kryesorë që favorizojnë përhapjen e flakëve. Autoritetet franceze po hetojnë dhjetëra raste të zjarrvënies së qëllimshem. Ministria e Brendshme ka njoftuar arrestimin e 420 personave të dyshuar për shkaktimin e zjarreve me dashje apo qoftë edhe aksidentalisht. Mes tyre janë 166 të mitur.

Pavarësisht shifrave të dhëna nga autoritetet, eskpertetët në Francë thonë se zjarrvëniet e qëllimshme përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të totalit të qindra zjarreve të ndezura në vend përgjatë këtij viti, duke theksuar se shumica e rasteve lidhen me pakujdesinë njerëzore. /abcnews