Hoxhaj: LVV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të shtunën, pas refuzimit të kryetarit të LVV-së. Albin Kurti, për të propozuar emër për kryeparlamentar.

Hoxhaj tha se PDK ka qëndrim të qartë politik dhe nuk merr pjesë në takime me LVV-në.

Ai deklaroi se nga partia e parë, nuk ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës.

“Nuk ka vullnet politik për marrëveshje, ka vullnet politik për nënshtrim të opozitës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk i nënshtrohet vullnetit të një njeriu. Qëndrimi jonë ka qenë në të kaluarën i qartë, është edhe kësaj here i qartë – as nuk marrim pjesë në takim, as nuk lodhemi se çfarë shkruan zoti Kurti. Nëse don që ta bëjnë një zgjidhje, e ka mundësinë me subjekte të tjera politike”, tha ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj./klankosova