Tahiri: Nuk do ta lëmë as Kuvendin, as seancën pa e sfiduar në maksimum

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se Aleanca do ta kundërshtojë në maksimum çdo veprim që e konsideron të papranueshëm dhe se do ta elaborojë qëndrimin e saj, njofton lankosova.

“Ne nuk do ta lëmë as Kuvendin, as Kosovën dhe as seancën pa e sfiduar në maksimum, për ta elaboruar qëndrimin tonë”, tha Tahiri.

Ai u shpreh kritik edhe për mbylljen e sallës, duke e cilësuar situatën si një lojë politike për t’ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit.

“E pat sallën të mbyllur. Është lojë se kush kujt po ia lë fajin”, deklaroi ai.

Sipas Tahirit, synimi i partisë fituese të zgjedhjeve është që të ndërmerret një akt që, sipas tij, do të ishte jokushtetues, me qëllim të blerjes së kohës dhe rritjes së presionit për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues, që të mund të blihet kohë dhe të rritet presioni për një marrëveshje politike”, tha Tahiri.