Vazhdon nesër seanca për konstituimin e Kuvendit

Seanca konstituive e 6 gushtit, e cila u ndërpre në po atë ditë pritet që të vazhdojë nesër nga ora 11:00.

Kjo u konfirmua përmes një komunikate nga Kuvendi, ku bëhet e ditur se në rend të ditës janë:

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kujtojmë se në seancën e 6 gushtit, u betuan deputetët e zgjedhur, por më pas kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk propozoi ndonjë emër për kryetar të Kuvendit dhe kërkoi kohë që të arrihet ndonjë marrëveshje për presidentin me partitë opozitare e më pas të vazhdohet me formimin e Kuvendit. /Zëri