Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për zhvillimet rreth konstituimit të institucioneve, duke kritikuar mundësinë që seanca e radhës të mbahet gjatë natës.
“Në pamundësi me zhbë këtë shtet, Lëvizja Vetëvendosje detyrohet me thirr seancën e radhës natën. Po që ja u merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i radhës, si opsion i vetëm është sheshi”, shkroi Ymeri në një postim në rrjetin social Facebook.