Arrestohet një person në Shtime, ngacmoi seksualisht një femër

Policia ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:00, në Shtime, raporton Zeri.info.

“Shtime, 06.08.2026 - 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri