Vdes një person që po trajtohej në QKUK, trupi dërgohet për obduksion

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që ka qenë duke u trajtuar që nga data 04.08.2026.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, si dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri

Raporti i plotë:

Trup i pajetë & Hetim mbi vdekjen

Lipjan/ 04.08.2026-23:00. Lidhur me rastin është raportuar se viktima, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK më 05.08.2026, ka vdekur, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.