Roma arrin marrëveshje me nënkampionin e botës
AS Roma ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e mbrojtësit të djathtë argjentinas, Nahuel Molina.
Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, klubi italian do të paguajë 18 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit, ndërsa marrëveshja mes palëve tashmë është finalizuar.
Molina pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Romën, ndërsa drita jeshile është dhënë edhe për kryerjen e testeve mjekësore, hapi i fundit para zyrtarizimit të transferimit.
Mbrojtësi argjentinas largohet nga Atletico Madrid pas disa sezoneve në La Liga, për të nisur një aventurë të re në Serie A me fanellën e Romës.