Kuvendi njofton për seancën e konstituimit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, me fillim nga ora 10:00, për seancën konstituive.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të mbahet në sallën plenare dhe në rend dite janë katër pika:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;

Betimi i deputetëve;

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. /Zëri