Abdixhiku pas takimit me deputetët: S’ka asgjë tjetër, më jepni kohë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asgjë të re sa i përket mundësisë së një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndonjë marrëveshje politike.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, i pyetur nga gazetarët nëse pritet të zhvillohet një takim me kreun e LVV-së, Abdixhiku u përgjigj se nuk ka asgjë tjetër nga takimi i mbrëmshëm dhe se sot nuk pritet të zhvillojë takim me Kurtin.
“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha ai.