Lushaku: Presidenti t’i takojë LDK-së
Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku ka folur para takimit të GP të LDK-së.
Ajo tha se takimi i sotëm mes deputetëve të LDK-së është i zakonshëm si çdoherë një ditë para seancës.
Lushaku shtoi se LDK-ja ka kërkuar presidentin, transmeton Zeri.info.
“Institucionet e vendit duhet të sigurojnë një balancë mes fuqive politike dhe në këtë kuptim, kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin, dhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale”, u shpreh Lushaku para mediave, transmeton Zeri.info.
Lushaku tha nuk e di nëse do të ketë një takim sot mes LDK-së dhe LVV-së. /Zëri