Raportohet se Abdixhiku do të takohet sot me Grupin Parlamentar të LDK-së

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka ftuar një mbledhje të Grupit Parlamentar në orën 14:00. Ky takim vjen një ditë para datës kur do të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës Express, në takim do të jetë i pranishëm edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti.

Në mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë, është miratuar edhe një deklaratë, ku anëtarët e Grupit Parlamentar të LDK-së duhet të jenë në vijë me qëndrimin e partisë.