KRU “Mitrovica” takon banorët e Leposaviqit, ofron informacione për regjistrimin dhe faturimin
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj kanë zhvilluar një vizitë pune në komunën e Leposaviqit, me qëllim të evidentimit të gjendjes në terren, identifikimit të rasteve të keqpërdorimit të ujit të pijshëm dhe informimit të qytetarëve për procesin e regjistrimit si konsumatorë të rregullt.
Sipas kompanisë, gjatë vizitës janë evidentuar disa parregullsi, për të cilat do të ndërmerren veprimet e nevojshme në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, ekipet e KRU “Mitrovica” kanë zhvilluar takime të drejtpërdrejta me banorët, duke i informuar për rëndësinë e regjistrimit si konsumatorë të rregullt dhe duke i udhëzuar që procedurat t’i përfundojnë në Zyrën e KRU “Mitrovica” në Leposaviq.