Kurti mbledh për herë të parë Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur të martën mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare.

Në mbledhje morën pjesë ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, përfaqësues të institucioneve sportive, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje nga fillimi i takimit, pa pasur qasje në diskutimet e mbledhjes.