“Zemra e nderit” për Woody Harrelsonin, në Festivalin e Sarajevës
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sarajevë, si një prej festivaleve më të mëdha në rajon, do të sjellë në këtë edicion Woody Harrelsonin, aktorin me famë botërore.
Ai do të nderohet me Zemrën e Sarajevës, duke specifikuar angazhimin e tij në film, sikurse tri nominime për Oscar, Palma e Artë dhe katër dekada në bërje të filmit.
Në edicionin e 32 të këtij festivali do të shfaqet edhe filmi “Mirë se vini në Sarajevë”, ku luan aktori, film që kishte pas premierën në Kanë dhe në edicionin e tretë të Festivalit të Filmit në Sarajevë. /kultplus