Ceuta përballet me mijëra migrantë pas valës masive të kalimeve kufitare

Mijëra migrantë vazhdojnë të qëndrojnë në enklavën spanjolle të Ceutës pas valës masive të kalimeve kufitare të javës së kaluar, ndërsa qendrat e pritjes janë mbingarkuar, raporton Reuters.

Kryetari i Ceutës, Juan Jesus Vivas, tha se në territor mbeten ndërmjet 3.000 dhe 5.000 migrantë dhe se qendrat për të rritur dhe të mitur kanë “kolapsuar”. Autoritetet lokale po trajtojnë rastet e 862 të miturve.

Spanja vlerëson se rreth 69.500 migrantë janë kthyer në Marok gjatë katër ditëve të fundit. Në anën spanjolle të kufirit janë raportuar 72 viktima, ndërsa në anën marokene 11.

Kriza ka shkaktuar tensione edhe brenda Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha se bashkëpunimi me Marokun kishte mundësuar kthimin e shumicës së migrantëve.

Megjithatë, autoritetet e Ceutës kanë akuzuar Rabatin se e kishte lejuar krizën, ndërsa Maroku fajësoi informacionet e rreme në rrjetet sociale dhe rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore. /Reuters