Aleanca i përgjigjet Kurtit, ia refuzon ftesën për takim
Aleanca nuk do të shkojë në takimin, në të cilin i ftoi sërish sot kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Kjo parti e ka refuzuar ftesën e Kurtit, sikurse herën e parë.
Në letrën e siguar nga Ekonomia Online thuhet se kjo parti i ka vendosur gjashtë pika, por se për to nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Prandaj Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, thuhet në letrën e Aleancës.