Shtatë persona të lënduar në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Ai njofton se shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Në autostradë për Shqipëri kanë ndodhur dy aksidente, në njërin aksident janë të përfshira tri automjete dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. Në aksidentin tjetër (500m më larg) ka ndodhur aksidenti tjetër ku të përfshira janë dy automjete, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. Me aksidente po merren njësitet e autostradës”, deklaroi Bajram Krasniqi.