Nuk iu bind urdhërave dhe sulmoi zyrtarin Policor, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor.

Fillimisht ai nuk i ishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë pasi i kishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje.

“I dyshuari gjatë qëndrimit në stacion në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri