25 viktima pas përmbytjeve në një zonë turistike në Kinë
Numri i të vdekurve nga përmbytja e menjëhershme që goditi një vend turistik në Kinën veriperëndimore, një javë më parë, është rritur nga 10 në 25, raportuan sot mediet shtetërore.
Përmbytja, e cila plagosi gjithashtu 23 persona, shkatërroi zonën turistike Shuangshimen më 26 korrik.
Shuangshimen është një destinacion popullor për alpinistët dhe kampistët në verë, i vendosur në rajonin malor të Gansu-së jugore, rreth 1 200 kilometra në jugperëndim të Pekinit.
Përveç numrit të të vdekurve, agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua raportoi se Komisioni Kombëtar i Parandalimit të Fatkeqësive i Kinës njoftoi se do të mbikëqyrë hetimin e katastrofës.
Kina është prekur rëndë nga kushtet ekstreme të motit këtë verë.
Në fillim të korrikut, 21 persona vdiqën në një rrëshqitje toke në të njëjtën provincë të Gansusë./atsh