“Sunny Hill” shet të gjitha biletat
“Sunny Hill Festival” ka njoftuar se të gjitha biletat për edicionin e sivjetmë janë shitur, duke shënuar një tjetër sukses për festivalin që po zhvillohet në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të “Sunny Hill Festival” në rrjetet sociale, ku organizatorët kanë falënderuar publikun për mbështetjen.
“Janë shitur të gjitha biletat. Nga thellësia e zemrave tona, faleminderit”, thuhet në njoftimin e festivalit.
Me këtë njoftim, “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar se nuk ka më bileta në dispozicion, ndërsa edicioni i sivjetmë po vazhdon me performanca të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë në Prishtinë.