Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike për seancën konstituive
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e partive politike, të cilat kanë fituar ulëse në Kuvend për të bërë përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së re.
LVV-në në këtë takim po e përfaqëson Arbërie Nagavci, PDK-në Vlora Çitaku, LDK-në Jehona Lushaku-Sadriu dhe Aleancën po e përfaqëson Besnik Tahiri.
Kjo mbledhje ka filluar pas orës 11:00.
Në këtë mbledhje bëhen përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës XI të Kuvendit, e ftuar për më 6 gusht.