Ulen për nga një cent nafta dhe benzina në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Ashtu edhe siç paralajmëroi gjatë së mërkurës ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, sot ka rënë çmimi i naftës dhe i benzinës për nga një cent.
Sot një litër naftë mund të blihet për 1.73 euro, kurse një litër benzinë për 1.53 euro.
Ndryshime në çmim prej kohësh nuk ka pësuar gazi, edhe sot një litër gaz mund të blihet për 0.60 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm 24 orë. /Zëri