Nëna nga Peja raporton djalin në Polici, thotë se po ushtron dhunë ndaj saj

Një nënë nga Peja ka raportuar djalin e saj në Polici të mërkurën rreth orës 18:44.

Sipas saj, në vazhdimësi ajo ka pësuar dhunë nga djali.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt. /Zëri