Shkuan ta shkyçin nga rrjeti i ujësjellësit një konsumator në Vushtrri, punëtorët sulmohen me armë zjarri
Të mërkurën rreth orës 11:55 raportohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës ku gjendeshin tre punëtorë të KRU “Mitrovica”.
Sipas Policisë, ata kishin shkuar ta shkyçnin nga rrjeti i ujësjellësit, por që i dyshuari i ka ofenduar dhe kanosur.
“Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin ditor. /Zëri