Vdes i riu pas rënies së kranit në Prishtinë

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e incidentit që ndodhi sot në rrugën A në Prishtinë, ku një kran u shemb në një vendpunishte.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klankosova.tv, dy persona kishin mbetur nën rrënoja pas shembjes së kranit.

Të dy u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndryshe, lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kryeqytetit përmes zëdhënësit Enis Pllana.

Pllana deklaroi për Klankosova.tv se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana për Klankosova.tv.