Vdes kamionisti nga Kosova që u aksidentua në Portin e Durrësit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, te zona e Skanerit.

Fillimisht policia bëri me dije se i aksidentuari pësoi vetëm dëmtime të lehta, por disa orë pas aksidentit, raportohet se ai vdiq në spital. /tch