Haradinaj dhe Ramosaj presin në takim admiralin Wikoff

Ish-kryetari i Aleancës dhe kryetari i Komunës së Deçanit kanë pritur në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se së bashku me Ramosajn shprehën mirënjohje për angazhimin personal të admiralit Wikoff dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe forcat e NATO-s japin në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë.

“Liria jonë është vlera kulmore që e arritëm së bashku me aleatët tanë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e NATO-s. Lidhja jonë me ta mbetet e përhershme, ashtu si edhe aspirata jonë që të jemi pjesë e kësaj aleance”, tha Haradinaj.