Përgatitja për seancën konstituive të Kuvendit, Haxhiu fton në takim partitë
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.
Sipas njoftimit të Kuvendit, takimi do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 në sallën C-301.
Pikë e vetme e rendit të ditës do të jenë përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Takimi pritet të shërbejë për koordinimin ndërmjet subjekteve politike lidhur me hapat e ardhshëm për konstituimin e legjislaturës së re. /Zëri